Sipas Institutit Hidrometeorologjik (IHK), edhe sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë, shkruan Fol Drejt.
Megjithatë, sipas IHK-së vranësirat parashihen të jenë më intensive edhe për rreth viseve mesatare dhe të ulëta.
Po ashtu, mëngjeset do të jenë me mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare./FolDrejt/