Mot i paqëndrueshëm pritet të mbaj edhe gjatë kësaj fundjave, ashtu siç u karakterizua gjatë javës që po e lëmë pas, shkruan Fol Drejt.
Riga shiu pritet të shfaqen gjatë ditës, e në mbrëmje shi më i rrëmbyeshëm.
Temperatura pritet të sillet nga 14, deri në 19 gradë celsius, ndërsa do të fryjë erë me shpejtësi 3 m/s.
Intervali kohorë nga ora 10:00 deri në orën 17:00, pritet të jetë më i mirë dhe më i ngrohtë, ndërsa pas orës 17-të e tutje, priten reshje më të dendura./FolDrejt/