Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu, shkruan Fol Drejt.
“Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius” – thuhet në parashikim.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë këtyre pesë ditëve do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s./FolDrejt/