Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), për sot dhe nesër ka paralajmëruar mot të ndryshueshëm, i karakterizuar me vranësira dhe reshje shiu, shkruan Fol Drejt.
Të mërkurën do të mbajë mot me diell, pasdite me vranësira të dendura të cilat vende – vende, do të sjellin reshje shiu. Dita e enjte do të jetë me dinamike sa i përket reshjeve, pasi që parashihen më shumë reshje.
Sipas IHK-së, sa u përket temperaturave ato mbesin pothuaj të ngjashme me ditët e fundit. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 13-16 grade Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 grade Celsius. Do të fryje erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Temperaturat më të ulëta pritet të manifestohen në Dragash e më të lartat në Kamenicë, Gjakovë dhe Prizren./FolDrejt/