Java e ardhshme parashihet të jetë me mot kryesisht të vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell.
Nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përcjell Fol Drejt.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet – 4 deri 8 gradë Celsius.
Rigat e dobëta parshihen ditën e marte dhe të enjte, ndërsa fjollat e dobëta të borës parashihen ditën e premte.
Edhe pse keto reshje të intensitetit të dobët parashihen gjatë ditëve të ardhshme, nuk do të përfshijnë gjithë territorin.
Reshje të intensitetit mesatar parshihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë të dëborës.
Pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes./FolDrejt/