Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka paralajmëruar se këtë jave do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike.
Në fushat termike do të ketë rritje, sidomos ditën e hënë, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 8 gradë celsius, derisa temperaturat minimale zbresin deri -7 gradë celsius ditën e premte.
Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s. /FolDrejt/