Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se sot do të mbajë mot përafërsisht i ngjashëm me ditën e mërkurë, shkruan Fol Drejt.
Sipas IHK-së, moti do të jetë kryesisht i ngjashëm me një ditë paraprake, duke përfshirë të gjithë parametrat meteorologjik, vetëm se shpërndarja e reshjeve mund të përfshijë territore të ndryshme , krahasuar me reshjet e ditës së mërkurë.
“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë” – thuhet në njoftimin e IHK-së.
Ndërsa sipas BBC Weather, temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 27 gradë Celsius. E për sa u përket reshjeve, ato pritet të jenë të intensitetit më të ulët./FolDrejt/