Paraditja e ditës së Bajramit të Kurbanit, pritet të mbaj me diell, ndërsa pasditja pritet të na shoqërojë me shi, shkruan Fol Drejt.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paraparë mot pjesërisht të vranët dhe vende – vende me vranësira që mund ta sjellin shiun, por me intensitet të ulët.
“Në fushat termike parashihen rënie të lehta , sidomos në vlerat e temperaturave të mesditës” – thuhet në parashikimin e IHK-së.
Në anën tjetër, sipas BBC Weather, temperaturat do të sillen nga 14 gradë celsius, deri në 24 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht mesatare./FolDrejt/