Sipas Institutit Hidrometeorologjik (IHK), mëngjesi do të jetë me ngrica të dobëta, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të jenë pothuaj pranverore, shkruan Fol Drejt.
Kjo si pasojë e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin tonë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9- 11 gradë Celsius.
Po ashtu, sipas IHK-së, në mëngjes në shumë vende parashihet të ketë mjegull si pasojë e rrezeve të diellit, presionit të lartë atmosferik dhe ndryshimit të tablos termike./FolDrejt/