Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar se gjatë vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm, shkruan Fol Drejt.
“Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë. Kjo situatë vije si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunës, për të vazhduar edhe ditën e diel” – thuhet në njoftimin e IHK-së.
Sipas këtij njoftimi, “reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtunë parashihet të ketë reshje në shumë zona.”
Për sa u përket temperaturave, ato “minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius.”
Po ashtu, do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë./FolDrejt/