Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar për sot një mot kryesisht të vranët, shkruan Fol Drejt.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fort nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit./FolDrejt/