Kjo javë parashihet të jetë me kushte të qëndrueshmme meteorologjike.
Kjo situatë e qëndrueshme meteorologjike vie si rezultat i masave anticiklonike të Azoreve që në këtë periudhë kohore këto masa depërtojnë rrallë herë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përcjell Fol Drejt.
Gjatë ditës së sotme pritet të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.
Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 5 gradë Celcius.
Pritet të fryjë erë nga verilindja dhe veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë./FolDrejt/