Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, e që do të shoqërohet edhe me intervale me diell.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
“Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius”.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12 metër në sekondë”, bëhet e ditur në njoftim, transmeton Fol Drejt.