Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar për sot se do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe jostabil, shkruan Fol Drejt.
Sipas IHK-së, kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte që vende-vende të ketë reshje shiu të përcjella me rrufe.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes. /FolDrejt/