Nje femije i moshes 6-8 vjeç mund te angazhohet ne pune te ndryshme ne shtepi, psh.,
– te rregulloje dhomen e tij;
– te ndihmoje ne kujdesin ndaj vellezereve dhe motrave me te vogla;
– te shtroje tavolinen, apo te pastroj pas ushqimit;
– te zbraze enelaresen pasi te kete mbaruar;
– te pastroje toaletin pasi te kete mbaruar dhe lavamanet gjithashtu;
– te vendose rrobat e palara ne koshin e tyre;
– te ndihmoje te vendosim rrobat per t’u thare;
– te rendise rrobat ne baze te ngjyrave;
– te pergatise vet mengjesin;
– te ndihmoje ne pergatitjen e çantes/kutisë se drekes;
– te ndihmoje ne pastrimin e oborrit, te heqë barerat e keqija, apo te mbledhe gjethet;
– te beje ujitjen e bimeve/ luleve;
– te heqë mbeturinat;
– te merr pergjegjesi per ushqyerjen e kafsheve shtepiake; etj.