Ju mund të shijoni organizimet e vogla sërish, mirëpo duhet të vazhdoni të mbani maskën dhe të ruani distancën fizike.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara ka thënë se personat e vaksinuar plotësisht mund të mblidhen pa maska në ambiente të jashtme, me personat e vaksinuar po ashtu.
Ky institucion përmend se mund të takoheni me personat që nuk janë vaksinuar, por janë të një familjeje dhe nëse ata persona konsiderohet se nuk janë shumë të rrezikuar nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi.
Përveç organizimeve të vogla me persona të vaksinuar, apo me anëtarë të një familjeje, të vaksinuarit në SHBA:
-Mund të udhëtojnë pa test paraprak në nisje dhe pas përfundimit të udhëtimit brenda territorit amerikan
-Mund të udhëtojnë brenda SHBA-së pa iu nënshtruar karantinës
-Të udhëtojnë edhe jashtë SHBA-së pa test paraprak për koronavirus
-Të udhëtojnë jashtë SHBA-së pa pasur nevojë që të zbatojnë masën e karantinës në kthim
Megjithatë, udhëzimet ndryshojnë nga vendi në vend.
Në publik, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon që personat e vaksinuar të vendosin maska, të shmangin organizimet e mëdha dhe të qëndrojnë larg të tjerëve.
Një person konsiderohet i vaksinuar plotësisht dy javë pas pranimit të dozës së fundit të kërkuar të vaksinës.
Udhëzimet për aktivitetet tjera për personat e vaksinuar vazhdojnë të jenë me doza kujdesi.