Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Çfarë mund të na sjell Parisi?

Parisi "i pa shpresë"

3 vjet më parë
in KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Tensionet e shtuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ditëve të fundit, erdhën si rrjedhojë e veprimeve të Listës Serbe, e cila, sipas njohësve të zhvillimeve politike, është tërësisht e dirigjuar nga Beogradi zyrtar. Në këtë krizë të re politike e institucionale të shkaktuar nga vakumi i krijuar për shkak të dorëheqjeve masive nga serbët, ka ardhur në shprehje propozimi franko-gjerman, si kornizë e re e dialogut Kosovë – Serbi, përkatësisht si një propozim për marrëveshje përfundimtare shkruan Fol Drejt.

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti kanë udhëtuar për në Paris, për të marr pjesë në Forumin e Paqes. Nga Zyra e Presidentes nuk kanë dhënë ndonjë detaj shtesë, përveç faktit se në agjendë ka pjesëmarrjen “në pritjen e organizuar nga Presidenti Macron dhe Zonja e Parë e Francës për liderët botërorë, e po ashtu do t’i drejtohet panelit të diskutimit mbi bashkëpunimin në kohë kritike për kontinentin tonë bashkë me presidenten e Hungarisë Katlin Novák, si dhe Jean-Marie Guéhenno” – thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkaq Kryeministri Albin Kurti mbrëmë iu adresua opinionit publik me një video-mesazh të shkurtër ku nuk e përjashtoi mundësinë e ballafaqimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, me të cilin tha se nuk heziton të dialogojë:

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë.”

Por çka do t’u servohet palëve në tavolinë?

Sipas Euroactiv “një propozim i fundit franko-gjerman për një kornizë të re të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbulon në mënyrë indirekte, bazuar në interpretimet e tekstit, se sa pak sinergji ekziston midis dy palëve për të zgjidhur çështjen.”

Artikulli i Euroactiv u referohet viteve 98-99, vitit 2008 dhe përpjekjeve të shtuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimit Evropian, për t’i dhenë fund këtij konflikti të ngrirë, kontekst ky që e justifikon propozimin franko gjerman.

Zyrtarët qeveritarë, përgjithësisht kanë qenë të rezervuar në komente për sa i përket këtij plani, por kanë krijuar përshtypjen që ata e kanë vlerësuar si të pranueshëm, duke i marr parasysh edhe vërejtjet të cilat me gjasë i kanë adresuar drejt miqve franko-gjerman.

Nga Beogradi zyrtar erdhën sinjale refuzuese karshi propozimit, ndërsa Kryeministri Kurti edhe braktisjen masive të institucioneve nga ana e serbëve e shpjegoi si të orkestruar nga Beogradi, pikërisht për shkak të planit franko-gjerman.

“Është një propozim që, mendoj, pak a shumë si pikënisje ka një brengë ndoshta te vendet mike si Gjermania dhe Franca, që procesi i Brukselit nuk po ec me ritmin e duhur, që situata gjeopolitike në Ballkan nuk është edhe aq e mirë. Andaj, edhe propozimi që del nga aty, është në kontekst të këtyre zhvillimeve”, u shpreh para disa ditësh për REL, Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Por Euroactiv shkruan se një shtytje për të nënshkruar marrëveshjen deri në fund të vitit ka ardhur nga të gjitha palët, duke përfshirë Francën, Gjermaninë dhe SHBA-në, të cilat kanë dhënë disa sugjerime gjatë javëve të fundit.

Terr informativ dhe pak shpresë parisiene

Ndërsa e ka komentuar propozimin franko-gjerman, politikologu Albinot Maloku kritikoi opozitën që sipas tij është dashur të tregohet më insistuese në lidhje me dokumentin. Sipas tij, ky insistim do të duhej të paktën të zbulonte “së pari se në cilin stad jemi”. Është e nënkuptueshme “ruajtja e konfidencialitetit të procesit” nga ana e qeverisë, sipas tij, mirëpo është dashur që të tregohet shumë më shumë, meqë po bëhet fjalë për një fazë kaq të rëndësishme të procesit të dialogut.

Nga ana tjetër mediat nga Beogradi raportojnë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq e ka konfirmuar takimin trepalësh për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

“Presidenti francez Emmanuel Macron e priti Vuçiqin para Pallatit Elysee, në prani të Gardës së Republikës së Francës, dhe më pas pasoi një takim tete-a-tete. Ky takim vjen në kohën kur Beogradit i është prezantuar plani gjermano-francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa për nesër është planifikuar një drekë pune me përfaqësuesin e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borelja dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak. ” – shkruan Pink.rs

As nga Beogradi zyrtar nuk ka pasur një transparencë të madhe në lidhje me propozimin. Megjithatë qëndron fakti që të dyja palët e kanë pranuar dhe shqyrtuar dokumentin. Madje sipas politikologut Maloku, të dyja palët e kanë pranuar atë prej muajsh:

“I njëjti u është dorëzuar palëve që në verë, dhe ka kalu një periudhë kohore dhe një media del dhe e publikon një pjesë nga ajo, gjithsesi edhe atë të redaktuar” – ka thënë Maloku.

Por problemi thelbësor, sipas tij, qëndro te fakti se “në thelb të draftit nuk është njohja” – ka thënë ai.

Peter Stano, Zëdhënës i Përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, ka deklaruar për Tanjug se shefi i diplomacisë së BE-së do të ketë takime të veçanta me Vuçiqin dhe Kurtin.

“Kjo është ajo që ne jemi përpjekur të bëjmë që nga fillimi i përshkallëzimit të fundit mes dy palëve. Përfaqësuesi i Lartë si moderator i dialogut po vazhdon përpjekjet e tij në këtë drejtim. Ai ka folur personalisht me ta së fundmi dhe kjo është një mundësi tjetër. T’u përcjellim mesazhet kyçe që të ecin përpara në këtë dialog.”

Mbetet të shihet se çfarë do të rrjedh nga takimi i nesërm, megjithëse në opinionin publik mbizotëron një skepticizëm për sa i përket një marrëveshjeje të shpejt./FolDrejt/

 

 

 

Tags: Albin KurtiAleksander VuciqBisedimetdialogu
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Mimoza Kusari u drejtohet serbëve të Kosovës me gjuhën e tyre, nga folësja e parlamentit

Lajmi tjetër

Amnesty International akuzon Rusinë për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit në Ukrainë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM