Komisioneri i Mjedisit, Virginijus Sinkevicius mendon se kontrolli i ujërave të zeza është metodë e besueshme për sigurimin e informacionit në përhapjen e virusit.
Sipas mendimit të Komisionit të BE-së, shtetet anëtare duhet të analizojnë sistematikisht ujërat e zeza për viruset korona për të parandaluar pandeminë e koronës.
“Monitorimi i ujërave të zeza mund të jetë një burim i lirë, i shpejtë dhe i besueshëm informacioni rreth përhapjes së virusit dhe varianteve të tij në popullatë,” tha Komisioneri i BE-së për Mjedisin dhe Oqeanet, Virginijus Sinkevicius, për gazetën “Welt am Sonntag”
27 shtetet anëtare duhet të “krijojnë sisteme efektive për monitorimin e ujërave të zeza sa më shpejt të jetë e mundur”. Kjo mund të bëhet maksimumi brenda prej gjashtë muajsh.