Siç raporton CNN, pas 25 muajve pandemi, kjo mund të tingëllojë si një skenë e filmave fanta-shkencë… Por ekspertët për sëmundjet ngjitëse nuk ëndërrojnë, por vërtetë pretendojnë se pandemisë COVID-19 këtë vit mund t’i vjen fundi.
“Nëse bëjmë gjithçka si duhet, mendoj që gjatë vitit 2022 coronavirusi më nuk do të jetë dominues në jetën tonë”, tha dr. Tom Fridden, që ishte në krye të qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve gjatë mandatit të Barack Obama.
Epidemiologu dr. Ivon Maldonado nga Universiteti i Stanfordit dhe ekspertët nga agjencia amerikane e shëndetësisë dhe zyrtarë lokalë të shëndetit publik, po tentojnë të parashikojnë sesi do të duket faza e ardhshme e pandemisë dhe kur do të veprojë.
“Me siguri të plotë nuk mund ta dimë. Askush prej nesh nuk e ka pritur Omicronin. Ka pasur parashikime, por nuk kemi pritur se do të ndodhë pikërisht ashtu si ndodhi”, tha dr. Maldonado.
Në fakt, ekzistojnë modele sëmundjesh dhe porosi nga pandemitë e kaluara, por mënyra në të cilën u shfaq varianti shumë ngjitës i Omicronit, ka mjegulluar edhe topin e kristaltë të shkencëtarëve. Omicroni ka bërë më shumë sesa që ishte paraparë. Sipas Universitetit John Hopkins, më shumë se një e katërta e të gjitha rasteve me COVID-19 në SHBA janë raportuar muajve të fundit, pikërisht për shkak të përhapjes së Omicronit.
Nga e enjtja, numri i rasteve në 14 shtete amerikane ka rënë për të paktën 10 për qind në raport me një javë më parë, por të njëjtën kohë në 26 shtet tjera është regjistruar rritje prej të paktën 10 për qind.
Duket se vala ka arritur pikun në ato zona ku për herë të parë u shfaq Omicroni, siç janë Bostoni dhe Nju Jorku. Në pjesë tjera të SHBA-ve po vazhdon të përhapet në mënyrë të pakontrolluar.
Për shembull në Atlanta, spitalet janë të mbingarkuara, e Garda Kombëtare e Minesotës po mbush zbrazëtirat në sistemin e mbrojtjes shëndetësore, pasi që personeli mjekësor në masë të madhe është sëmurë.
Guvernatori i Luizianës, John Bell Edwards, ka raportuar për një numër tejet të madh të paregjistruar që janë hospitalizuar apo para vdekjes nga COVID-19. Ekspertët e sëmundjeve ngjitëse, megjithatë shohin një pikë shprese në atë se çfarë ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku Omicroni për herë të parë u shfaq gjatë vitit të kaluar.
Atje infeksionet shpejtë arritën kulmin, por edhe shpejtë ra. Ngjashëm ka qenë në Britani të Madhe, kështu ekspertët besojnë se skenari i njëjtë do të ndodhë kudo.
“Pres që gjatë katër deri në gjashtë javët e ardhshme situata akoma të jetë e vështirë”, tha për CNN, dr. John Swartzberg, ekspert për sëmundje ngjitëse dhe imunologji pranë Universitetit të Kalifornisë – Barkley Scoop.
Ai konsideron që nga marsi e deri në pranverë apo verë situata do të jetë e njëjtë sikurse vitin e kaluar, ku në mënyrë të vazhdueshme do të ketë rënie të rasteve.
“Optimizmi do të mbizotërojë dhe do të mund të bëjmë më shumë gjëra në jetë. Mendoj se do të ngrisim kokën në maj apo qershor. Jam optimist për këtë”, shtoi Sëartzberg.
Një pjesë e optimizmit të tij tejkalon edhe faktin që shumica e popullatës në botë do të jetë imune, qoftë prej vaksinave ashtu edhe prej imunitetit natyral pasi që shumica janë infektuar me variantin Omicron.
“Duke folur në përgjithësi, përqindja e imunitetit në popullatën tonë do të jetë shumë më e madhe sesa ka qenë gjatë valës së pandemisë të shkaktuar nga Omicroni dhe Delta, që akoma janë mes nesh. Por në çfarë mase, do të varet nga prania e ilaçeve”, tha ndër tjera Sëartzberg.
Por coronavirusi sipas të gjitha gjasave kurrë nuk do të zhduket plotësisht.
“Presë që të shfaqet edhe një variant. Ky skenar do të përcaktoj se çfarë na pret”, tha dr. Maldonado.
Varianti i ardhshëm do të mund të ishte njëjtë infektues apo ndoshta edhe më ngjitës sesa Omicroni. Shkencëtarët nuk e dinë se çfarë do të sjellë, nëse simptomat do të jenë më serioze apo ndoshta nuk do të ketë fare simptoma.
“Nuk është e qartë se çfarë na pret”, tha dr. George Raderford, epidemiolog në Universitetin e San Franciscos.
Ai beson se virusi do të mundte gradualisht të pësonte mutacione siç ka ndodhur me variantet alfa dhe beta, apo ndoshta do të mund të bënte një kërcim të madh siç ka bërë Delta dhe Omicroni.
Për shembull, virusi i gripit H1Ni1 ka qenë një virus plotësisht i ri kur në vitin 1918 filloi një prej pandemive më të rënda në histori (gripi spanjoll) që infektoi pothuajse gjysmën e popullatës së botës dhe mbyti 50 milionë njerëz. Kjo pandemi ka marrë fund, por ai virus edhe sot është mes nesh.
“Ka qenë paraardhësi i të gjithë viruseve H1Ni1 që i shohim çdo vit. Prej atëherë ka pasur shumë mutacione, por nga i njëjti variant. Për këtë është e mundur që ngjashëm të ndodhë edhe më këtë virus”, thotë dr. Maldonado, i cili shtoi se ky mund të jetë “skenari më i mirë”.
Në këtë skenar, bota do të duhej të fokusohej në mbrojtjen e atyre që janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve të rënda, duke ju mundësuar të vaksinohen dhe të kenë qasje në antitrupa monoklonike dhe në ilaçe antivirusale.
Kompanitë për zhvillimin e vaksinave do të duhej të prodhonin vaksina specifike për variante të caktuara të coronavirusit, me qëllim që njerëzit të mund të vaksinohen çdo vite kundër COVID-19. Shtetet gjithashtu do të duhej të përmirësonin testimin masiv.
Skenari më i keq do të ishte ndonjë variant i ri i virusit, që do të arrinte të tejkalonte mbrojtjen që e ofrojnë vaksinat dhe barnat. Në anën tjetër, dr. Maldonado konsideron se një gjë e tillë është shumë pak e mundur të ndodhë.
Edhe tjerët mendojnë ashtu. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Nacional për Sëmundje Infektive në SHBA, shpreson se një skenarë i tillë nuk do të realizohet.
“Nuk mund të them sa janë gjasat që një gjë e tillë të ndodhë, por duhet të jemi të gatshëm. Duhet të shpresojmë për më të mirën, por të jemi të gatshëm për më të keqen”, tha Fauci për CNN.
“SHBA-të kanë pajisje për të kufizuar variantet e reja dhe t’i japin shpejtë fund pandemisë. Mendoj se nuk duhet të kryhen më zbulime shkencore, e dimë si duhet ta ndalim pasqyrën e rëndë të COVID-19 – vaksina”, tha Panagis Galiyacatos, ekspert për sëmundje të mushkërive në Universitetin John Hopkins. /Telegrafi/