Ndërsa bota përkujton Ditën Botërore të Mjedisit të hënën, rëndësia e riciklimit bëhet gjithnjë e më e dukshme, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
Riciklimi jo vetëm që ndihmon në mbrojtjen e mjedisit tonë, por gjithashtu sjell përfitime të shumta për shoqërinë.
OKB-ja e caktoi 5 qershorin si Ditën Botërore të Mjedisit me vendimin e marrë nga Konferenca e OKB-së për Mjedisin Njerëzor të vitit 1972 në Stokholm për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore.
Sipas zerowaste.gov.tr të Turqisë, riciklimi i 31 milionë tonë mbetjeve në vit sjell përfitime të konsiderueshme në fusha të ndryshme.
Së pari, riciklimi i 31 milionë tonë mbeturina në vit është i barabartë me kursimin e 42 milionë pemëve.
Për më tepër, riciklimi luan një rol vendimtar në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë. Me riciklimin e kësaj sasie mbetjesh, shmangen afro 585 milionë kilogramë emetim të gazrave serrë, duke kontribuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale.
Ruajtja e ujit është një tjetër rezultat jetik i përpjekjeve të riciklimit. Riciklimi i 31 milionë tonë mbetjeve në vit çon në një reduktim prej rreth 69 milionë metër kub të përdorimit të ujit.
Përveç këtyre përfitimeve mjedisore, riciklimi rezulton gjithashtu në kursime të konsiderueshme të energjisë. Riciklimi i 31 milionë tonë mbetjeve në vit çon në një konsum më të ulët të energjisë prej rreth 20 miliardë kilovat-orë.
Riciklimi ofron gjithashtu një avantazh ekonomik. Vlera e shtuar vjetore përmes riciklimit vlerësohet të jetë rreth 13 miliardë lira turke (mbi 611 milionë dollarë). /FolDrejt/