Sipas një studimi të fundit në Amerikë, mësohet se vetëm 12 për qind e darkës së ngrënë në shtëpi përfshin ëmbëlsirë pas saj. Kjo shifër, afro 10 vjet më parë ka qenë 15 për qind, pra përgjatë një dekade, vërehet rënie te njerëzit që hanë ëmbëlsirë pas darkës.
Po si e shpjegojnë studiuesit këtë rënie? Raporti citon dy elementë kryesorë: e para është fokusi tek të ushqyerit e shëndetshëm dhe e dyta prirja për të mos ngrënë në pjatë. Nëse përpiqesh për të rënë nga pesha, prerja e një cope ëmbëlsirë është një zgjidhje e lehtë, ndërsa ngrënia në pjatë (gjellë me perime, oriz apo bishtajore) kërkon më shumë kohë dhe i bën vaktet më të komplikuara, transmeton Fol Drejt.
Kjo është një arsye, e cila, sipas specialistëve, ndikon në shtimin në peshë në pjesën më të madhe të njerëzve. Pra prirja për të ngrënë më shpejt, i çon ata drejt gabimeve më të mëdha me ushqimet. Sidomos gjatë pushimeve, adhuruesit e ëmbëlsirave e kanë zakon të hanë një copë ëmbëlsirë gjatë darkës.
Sipas nutricionistëve, nuk ka asgjë të keqe të hash diçka të ëmbël pas darke, por, kuptohet, çelësi është tek masa. Nëse nuk do ta kontrollosh veten për biskotat, çokollatat apo çdo lloj tjetër ëmbëlsire pas darke, sasia e sheqerit do të rritet dhe rezervat në trup po ashtu. Zgjidhja më e mirë që këshillojnë dietologët është të hash darkë jo më shumë se ora shtatë e mbrëmjes, në mënyrë që disa orë më pas të mund të hash një copë të vogël ëmbëlsirë me çaj./FolDrejt/