Skuadra gjermane Bayern Munchen ka arritur fitore me rezultat 2-0 si mysafir kundër Interit në natën e dytë të javës së parë në Ligën e Kampionëve, transmeton Fol Drejt.
Golin e parë për gjermanët e shënoi Leroy Sane në minutën e 25-të, ndërsa epërsia u dyfishua pasi Danilo D’Ambrosio shënoi autogol në minutën e 66-të.
Në takimin tjetër të Grupit C, Barcelona ka fituar me rezultat 5-1 kundër Viktoria Plzen. Franck Kessie shënoi për 1-0 në minutën e 13-të, ndërsa Robert Lewandowski e dyfishoi epërsinë në minutën e 34-të.
Viktoria Plzen arriti ta ngushtoj rezultatin, duke shënuar në minutën e 44-të përmes Sykoras, mirëpo në minutën e 48-të sërish Robert Lewandowski realizoi për Barcelonën. Lewandoswski shënoi edhe golin e tij të tretë në minutën e 67-të para se Ferran Torres në minutën e 71-të të realizonte për rezultatin përfundimtar 5-1.
Në kuadër të Grupit A, Napoli e ka fituar ballafaqimin kundër Liverpulit me rezultat 4-1, kurse Ajaksi ka fituar kundër Rangersit me rezultat 4-0. Në grupin B, Atletico Madrid ka triumfuar me rezultat 2-1 përballë skuadrës portugeze, Porto. Në Belgjikë, Club Brugge ka fituar minimalisht 1-0 kundër Bayer Leverkusen.
Eintracht Frankfurt ka humbur me rezultat 0-3 nga Sporting Lisbona, ndërsa Tottenham Hotspur në Londër ka fituar kundër Marsejës 2-0 në kuadër të Grupit D./G.O/FolDrejt/