Kryeministri Rama ka reaguar pas publikimit të të dhënave të tij në lidhje me hyrjet-daljet nga hakerët në faqen “Homeland Justice”.
Përmes postimit në twitter, kryeministri Rama ka bërë me dije se avioni që ai përdor për udhëtime pune nuk është charter komercial, por një avion për të cilin është akuzuar edhe më herët nga të njëjtët “delegjinj” siç i ka quajtur ai.
“Nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre!” – ka shkruar Rama.
“Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!” – ka shkruar ai tutje./FolDrejt/