Fol Drejt
E diel, 11 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Çfarë nuk tha kurrë Donald Trump

3 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Dorëshkrimi origjinal i fjalimit të ish-Presidentit Donald Trump ditën pas sulmit ndaj Kapitolit, përmbante deklarata të forta ku udhëzohej Departamenti i Drejtësisë që “të sigurohej se të gjithë shkelësit e ligjit do të hetoheshin me të gjithë forcën e ligjit” si dhe përmbante shprehje si, sulmuesit “nuk më përfaqësojnë mua”. Por, këto fjalë u fshinë me një vizë të trashë të zezë, me sa duket nga vetë ish-Presidenti Trump, u bë e ditur nga hetuesit e komisionit të posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ligjvënësja demokrate Elaine Luria, e cila është anëtare e komisionit hetimor, nxori në Twitter të hënën një video të shkurtër ku përfshiheshin dëshmitë e ndihmësave të Shtëpisë së Bardhë që diskutonin fjalimin e ish-Presidentit Trump më 7 janar, si dhe një foto të manuskriptit, me shënime dhe me pjesë që ishin shënuar për t’u fshirë. Në njërin prej filmimeve, vajza e ish-presidentit, Ivanka Trump, i konfirmoi komisionit se dokumenti “duket si kopje e dorëshkrimit të fjalimit të asaj dite” dhe se shkrimi “duket si shkrimi i dorës i babait tim”.

Kur komisioni e pyeti ndihmësin e Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner, njëkohësisht edhe bashkëshort i Ivanka Trump-it, se përse ish-Presidenti Trump u vuri vizë disa rrjeshtave të caktuara, ai u përgjigj dy herë: “Nuk e di”.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Në videon e publikuar nga komisioni hetimor shfaqet manuskripti i fjalimit të ish-Presidentit Trump më 7 janar
Në videon e publikuar nga komisioni hetimor shfaqet manuskripti i fjalimit të ish-Presidentit Trump më 7 janar
Komisioni e bëri publike këtë video, me minutazh 3:40, si një hap që pason seancën e fundit dëgjimore të verës, në të cilën hetuesit treguan pjesë nga përgatitja e fjalimit të ish-presidentit. Në ato pamje, ish-Presidenti Trump shfaqet i trazuar dhe diskuton fjalët me stafin që është i pranishëm, përfshirë vajzën e tij Ivanka. Në një moment, ai u thotë se “Nuk dua ta them që zgjedhjet kanë përfunduar”, dhe përplas grushtin.

Komisioni po bën publike materialet e reja në kuadrin e nxjerrjes së të dhënave të mëtejshme, pasi tetë seancat dëgjimore gjatë verës paraqitën gjetjet e përftuara nga mbi 1 mijë intervista, gjatë periudhës hetimore njëvjeçare. Anëtarët e komisionit thonë se hetimet vazhdojnë dhe se do të organizojnë dëgjesa të mëtejshme në vjeshtë.

Ata synojnë të përcjellin një mesazh të vazhdueshëm për ish-Presidentin Trump dhe veprimet e tij para, gjatë dhe pas kryengritjes – se ai vazhdimisht gënjeu për manipulime të gjera zgjedhore, duke vepruar madje edhe kundër këshillave të ndihmësve të tij më të afërt, dhe se shkaktoi kështu veprimet e dhunshme të mbështetësve të tij. Dhe se kur pjesëmarrësit në trazira hynë në Kapitol, ai nuk bëri asgjë për t’i ndalur.

Në mesazhin e saj të së hënës, Ligjvënësja Luria tha se: “U deshën më shumë se 24 orë që Presidenti Trump t’i drejtohej përsëri kombit pas videos së tij në Kopshtin e Trëndafilave më 6 janar, në të cilën ai me ngrohtësi u tha ndjekësve të tij të shkonin në shtëpi në paqe. Kishte gjëra të tjera që ai nuk dëshironte t’i thoshte”.

Fjalimi i 7 janarit u pa nga ndihmësit e tij si një përpjekje për të kompensuar mosveprimin e tij një ditë më parë, kur ai priti me orë të tëra për t’u thënë pjesëmarrësve në trazira të largoheshin nga Kapitoli – dhe kur e bëri këtë, në një video të filmuar në Kopshtin e Trëndafilave, ai u tha pjesëmarrësve në trazira se ata ishin “shumë të veçantë”. Në videon e publikuar nga Ligjvënësja Luria, ndihmësi i ish-Presidentit Trump, Jared Kushner thotë se ai kishte folur me ndihmësat e tjerë dhe se ata po përpiqeshin t’i përgatisnin fjalimin e presidentit. “Ndjemë se ishte e rëndësishme të bënim thirrje të mëtejshme për ulje të tensioneve”, tha zoti Kushner gjatë dëshmisë në komision.

Është e paqartë se kush e ka shkruar tekstin origjinal në dokument.

Në rrjeshtin në tekstin fillestar “Jam i indinjuar dhe i revoltuar nga dhuna, paligjshmëria dhe kaosi” i është vënë vizë fjalës “i revoltuar”. Po kështu u është vënë vizë edhe rrjeshtave në vazhdim, “Dua të jem shumë i qartë se ju nuk më përfaqësoni mua. Ju nuk përfaqësoni lëvizjen tonë”. Megjithatë, ai la frazën, “Ju nuk përfaqësoni vendin tonë”. Rrjeshti “e keni vendin në burg” u zëvendësua me “do ta paguani”.

Rrjeshtat e mëposhtëm u fshinë gjithashtu: “Udhëzoj Departamentin e Drejtësisë që të sigurohet që të gjithë shkelësit e ligjit të ndiqen penalisht në masën më të plotë të ligjit. Duhet të dërgojmë një mesazh të qartë – jo me mëshirë, por me DREJTËSI. Pasojat ligjore duhet të jenë të shpejta dhe të vendosura”.

Gjatë dëshmisë së saj, ish-ndihmësja e Shtëpisë së Bardhë, Cassidy Hutchinson – e cila u paraqit personalisht në një seancë të papritur muajin e kaluar – tha se përpjekja për ta bërë ish-Presidentin Trump të fliste sërish më 7 janar ishte pjesërisht për shkak të “shqetësimit të madh” brenda Shtëpisë së Bardhë se disa nga zyrtarët e kabinetit të tij mund të përpiqeshin të aktivizonin procesin kushtetues të bazuar tek Amendamenti i 25-të i Kushtetutës amerikane, për ta hequr atë nga detyra.

Videoja e publikuar rishtazi përfshin dëshminë e John McEntee-it, në atë kohë drejtor i zyrës së personelit të Shtëpisë së Bardhë dhe një nga ndihmësit më të afërt të ish-Presidentit Trump. Zoti McEntee thotë se zoti Kushner i kërkoi atij që ta “nxiste këtë” proces dhe të sigurohej që ish-Presidenti Trump të mbante fjalimin. Zoti McEntee konfirmoi se ish-Presidenti Trump nuk kishte dëshirë ta mbante fjalimin.

Pat Cipollone, këshilltari kryesor ligjor i Shtëpisë së Bardhë, dëshmoi gjithashtu se ai besonte se ish-Presidenti Trump duhet të kishte shpalosur me vendosmëri pasojat për pjesëmarrësit në trazira.

“Për mendimin tim, ai duhej të shprehej shumë qartë” se pjesëmarrësit në trazira “duhet të ndiqen penalisht dhe duhet të arrestohen”./zeriiamerikes

Tags: DonaldSHBATrumpUSA
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

A është Gjermania “nën kthetrat” e gazit rus?

Lajmi tjetër

Portieri më i shtrenjtë në botë më afër Napolit

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM