Superkompjuteri i Premier League tashmë ka llogaritur tabelën e tij përfundimtare për sezonin 2023/24, një lajm kobzi për tifozët e Manchester United, shkruan Mirror, transmeton Fol Drejt.
Analistët e futbollit në BetVictor kanë përdorur tashmë fuqitë parashikuese të superkompjuterit për të projektuar rezultatet, duke marrë parasysh formën aktuale dhe renditjen e ligës. Dhe pavarësisht se shumica e skuadrave kanë luajtur vetëm gjashtë ndeshje, tani tifozët mund të shohin se ku ka më shumë gjasa të përfundojë skuadra e tyre në maj.
Pak do të habiten se kush konsiderohet kampion i zgjedhur. Pasi ka fituar gjashtë ndeshjet e para të ligës, Man Cityt i është dhënë një shans prej 82.5 për qind për të fituar titullin e katërt radhazi dhe 99.5 për qind mundësi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
City pasohet nga Newcastle United, Arsenali dhe Liverpool-i me gjasa shumë më të vogla për të dalë triumfues.
Një ogur i keq, ndërkaq, është për tifozët e Manchester United dhe të Chelsea-s, skuadrat e të cilëve janë radhitur në vend të 8-të, përkatësisht të 13.
Kjo është tabela e plotë: