Shpesh mund të keni dilema nëse është më mirë t’i thani rrobat duke i varur në tel apo ta aktivizoni makinerinë për t’i tharë ato.
Por, midis kësaj dileme, duhet të keni parasysh se tharja e rrobave në diell jo vetëm që ndikon në jetëgjatësinë e rrobave, por edhe luan një rol në mbrojtjen e mjedisit.
Më poshtë gjeni pesë arsye se përse është më mirë që t’i thani rrobat në diell.
Kurseni energji dhe para
Tharja e rrobave në diell është shumë më miqësore me mjedisin sesa përdorimi i makinerisë tharëse. Kjo është për shkak se tharëset përdorin shumë energji dhe gjithashtu lëshojnë kimikate kur nxehen.
Duke i tharë rrobat në dille ju mund të kurseni më tepër energji elektrike dhe rrjedhimisht edhe para.
Këtu vlen të përmendet edhe kostoja e blerjes së një makinerie tharëse së bashku me aksesorët e saj.
Ndihmon që rrobat të “jetojnë” më shumë
Një përfitim tjetër i tharjes së rrobave në diell është se do t’i shtoni më tepër jetëgjatësi. Pse? Epo, ka disa arsye.
Së pari, një studim i kohëve të fundit zbuloi se makineria tharëse zvogëlon përmasat e rrobave dy herë më shumë sesa tharja në diell.
Së dyti, tharja e rrobave në diell është një teknimë më e butë se tharja në makinerinë e posatshme. Nxehtësia dhe puna që bën makineria mund të dëmtojnë pëlhurat.
Zbardh njollat dhe ndriçon të bardhat
Ju ndoshta keni dëgjuar më parë për vetitë natyrale zbardhuese të diellit. Kjo falë rrezeve të tij ultravjollcë, të cilat shërbejnë si një heqës efektiv i njollave.
Si rezultat, tharja e rrobave në diell është e dobishme për zbutjen e njollave të forta, të cilat nuk kanë dalë plotësisht gatë larjes.
Drita natyrale e diellit është gjithashtu e shkëlqyer për të ndriçuar rrobat e bardha, çarçafët apo peshqirët.
Përveç zbardhjes së njollave, tharja e rrobave tuaja në diell do t’i dezinfektojë ato duke vrarë çdo bakter të mbetur.
Që kjo metodë të jetë efektive, do t’ju duhet t’i lini rrobat në rrezet e drejtëperdrejta të diellit derisa të thahen plotësisht.
Vetëm kini kujdes që të mos i lini shumë gjatë jashtë rrobat me ngjyrë ose ato të errëtat sepse mund të fillojnë të zbehen.
Largon aromat dhe rrit freskinë
Rrezet e diellit ndihmojnë gjithashtu në largimin e aromave dhe vrasin çdo bakter që jeton në rroba.
Në fakt, tharja e rrobave në diell për vetëm disa orë mund të largojë plotësisht erën e pakëndshme nga tymi, ushqimi dhe myku.
Përveç kësaj, tharja e rrobave në ajër të hapur do t’i japë më shumë freski sesa tharja në ambiente të mbyllura.
Më e shpejtë dhe më e sigurt se tharja në ambiente të mbyllura
Përfitimi i fundit madhor i tharjes së rrobave në diell në krahasim me përdorimin e një makinerië tharëse është se është një proces shumë më i shpejtë.
Kjo është për shkak se nxehtësia nga rrezet e diellit ngroh molekulat e ujit në pëlhurë dhe uji i ngrohtë avullohet më shpejt se uji i ftohtë.
Tharja e rrobave jashtë është gjithashtu më e mirë për shëndetin dhe shtëpinë tuaj.
Varja e tyre në ambiente të mbyllura do të rrisë lagështinë në ajër, gjë që përfundimisht mund të çojë në akumulimin e mykut nëse nuk jeni të kujdesshëm.
Plus, përdorimi i makinës tharëse gjatë verës vetëm sa do ta ngrohë shtëpinë tuaj më shumë.
Prandaj, tharja e rrobave në diell ka më shumë kuptim në këtë periudhë të vitit. /FolDrejt/