Pensionet e 440,000 nëpunësve civilë në pension në Gjermani do të rriten deri në 724 euro në muaj, sipas mediave gjermane.
Mediat gjermane shkruajnë gjithashtu se edhe ata me pensione më të ulëta mund të shpresojnë në rritje prej disa qindra eurosh. Qeveria gjermane dëshiron t’ua kalojë pensionistëve të saj rritjen e pagave të rënë dakord së fundmi për nëpunësit civilë. Për këtë, Ministria ka paraqitur draftin e duhur në Bundestag, raporton revista Fenix, përcjell Fol Drejt.
Së pari, bonusi i kompensimit të inflacionit do të paguhet në mënyrë retroaktive. Shuma totale e bonusit është 3000 euro neto. Në hapin e dytë, pagat e nëpunësve civilë janë planifikuar të rriten me 200 euro nga marsi i vitit 2024.
Më pas, nëpunësit civilë do të marrin një shtesë pagash prej 5.3 për qind mbi pagën tashmë të rritur. Rritja e pagave prek edhe nëpunësit civilë në pension. Për ta, primi i inflacionit duhet të llogaritet në bazë të normës përkatëse të pensionit. Kjo do të thotë: nga 3,000 euro të synuara, maksimumi 2,152.50 euro mbeten neto, që korrespondon me normën më të lartë të pensionit prej 71.75 për qind.
Pensionet bazohen në pagën bazë të nëpunësve civilë. Për shembull, në vend të 2,142,05 euro, sekretari konsullor i pensionuar me shkallën më të lartë të pensionit tani merr 2,406,68 euro, ndërsa pensioni i një këshilltari ministror do të rritet nga 2,775 euro në mbi 3,000 euro sipas ligjit të ri./FolDrejt/