30 avionë kinezë, duke përfshirë avionët luftarakë Su-35, kaluan në hapësirën ajrore të ishullit të vetëqeverisur Tajvan, që paraqet “inkursionin” e dytë më të madh këtë vit
Tajvani bëri të ditur se 30 avionë ushtarakë kinezë kaluan në ngushticën e vendit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Kjo shënon rastin e dytë kur një numër kaq i madh i avionëve kinezë kalojnë në atë që Tajvani e quan zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore (ADIZ).
ADIZ është një zonë tampon jashtë hapësirës ajrore të një vendi, e cila ka të drejtë t’u kërkojë të identifikohen avionëve që i afrohen zonës.
Pasi hasën fluturimin të hënën përmes ngushticës, ishulli i vetëqeverisur dërgoi paralajmërime, ngriti një patrullë ajrore luftarake dhe vendosi sisteme raketore mbrojtëse për të gjurmuar avionët ushtarakë kinezë, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit në një deklaratë.
Ministria tha se 30 avionë kinezë kaluan përmes ADIZ.
Zhvillimi i fundit vjen një javë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Uashingtoni do të ndërhyjë ushtarakisht nëse Kina përpiqet të përdorë forcën për të marrë nën kontroll ishullin.
Sipas të dhënave të ministrisë, më 23 janar në fillim të këtij viti 39 avionë ushtarakë kinezë kaluan përmes ADIZ.
Gjithashtu, thuhet se është hera e parë që nga maji 2018 kur avionët Kinez Su-35 fluturuan përmes ADIZ.
Kina e konsideron Tajvanin si “provincën e saj të shkëputur”, ndërsa Taipei këmbëngul për pavarësinë e saj që nga viti 1949 duke lidhur marrëdhënie të plota diplomatike me 14 vende.
Ndërkohë, një pilot i Forcave Ajrore Tajvaneze humbi jetën pasi një avion trajnues AT-3 u rrëzua në qytetin jugor Kaohsiung.
Avioni u rrëzua gjatë një seance stërvitore të martën herët në mëngjes dhe piloti i vdekur u identifikua si Toger Hsu Ta-Chun, i cili ishte në një mision trajnimi./FolDrejt/