Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak nënshkroi sot një marrëveshje me Uashingtonin për blerjen e 250 tankeve Abrams.
Sipas Reuters, vendosja e gati 5000 ushtarëve amerikanë shtesë në Poloni, si dhe avionëve luftarakë, është pjesë e përgjigjes së Uashingtonit ndaj krizës në Ukrainë.
Ministri polak i Mbrojtjes tha se kontrata kap vlerën e rreth 4.75 miliardë dollarëve dhe se tanket e para do të dorëzohen gjatë vitit./FolDrejt/