Fol Drejt
E martë, 20 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Çfarë po ndodh? Gjeneralët amerikanë japin alarmin: Ushtria të bëhet gati për një grusht shteti

3 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 5 minuta lexim
U.S. Army Sgt. Thaddaeus Hendershot, security force team member for Provincial Reconstruction Team (PRT) Farah, provides security at the site of a meeting with the Farah provincial director of telecommunications in Farah City, May 1.  The PRT met with the leadership of the Farah directorate of telecommunications to talk about telecommunications infrastructure in the province and to deliver computers donated by members of the Lions Club in New York state to support the directorate's free computer learning center.  PRT Farah's mission is to train, advise and assist Afghan government leaders at the municipal, district and provincial levels in Farah province, Afghanistan.  Their civil military team is comprised of members of the U.S. Navy, U.S. Army, the U.S. Department of State and the Agency for International Development (USAID).  (U.S. Navy photo by HMC Josh Ives/released)

U.S. Army Sgt. Thaddaeus Hendershot, security force team member for Provincial Reconstruction Team (PRT) Farah, provides security at the site of a meeting with the Farah provincial director of telecommunications in Farah City, May 1. The PRT met with the leadership of the Farah directorate of telecommunications to talk about telecommunications infrastructure in the province and to deliver computers donated by members of the Lions Club in New York state to support the directorate's free computer learning center. PRT Farah's mission is to train, advise and assist Afghan government leaders at the municipal, district and provincial levels in Farah province, Afghanistan. Their civil military team is comprised of members of the U.S. Navy, U.S. Army, the U.S. Department of State and the Agency for International Development (USAID). (U.S. Navy photo by HMC Josh Ives/released)

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Paul D. Eaton, Antonio M.Taguba & Steven M.Anderson janë tre gjeneralë të SHBA-ve që kanë bërë thirrje përmes një shkrimi në “Ëashington Post” për përgatitjet që duhet të bëjë ushtria e vendit me qëllim përballimin e një tjetër grushti shteti gjatë viteve të ardhshme.

Ata parashikojnë vitin 2024 si më të mundshëm për një grusht shteti për shkak të zgjedhjeve presidenciale atje.

Më poshtë, abcnews.al sjell të plotë në shqip shkrimin e tyre:

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Nga Paul D. Eaton, Antonio M.Taguba & Steven M.Anderson “The Washington Post”

Ndërsa po afron përvjetorit i parë Ii kryengritjes me pasoja vdekjeprurëse në Capitol Hill-Washington,ne si ish-zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane jemi gjithnjë e më të shqetësuar mbi pasojat e mundshme të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, dhe potencialin e krijimit të një kaosi me pasoja serioze brenda ushtrisë sonë, çka do t`i vendoste në rrezik të madh të gjithë amerikanët.

Thënë shkurt:Ne jemi të tmerruar nga mendimi se një grusht shteti, do të ketë sukses herën tjetër që do të tentohet. Një nga pikat e forta të ushtrisë sonë, është se ajo mbështetet nga popullsia jonë e larmishme. Ajo përbëhet nga një koleksion individësh, të gjithë me besime dhe prejardhje të ndryshme etnike.

Por pa një ruajtje të vazhdueshme të kohezionit, është shumë real potenciali për një kaos në ushtri, që do të pasqyronte ndarjet e forta sociale apo politike. Dhe shenjat e trazirave të mundshme në radhët e forcave tona të armatosura janë më se të dukshme.

Më 6 janar 2021, një numër jo i vogël veteranësh dhe pjesëtarësh aktivë të ushtrisë amerikane morën pjesë në sulmin mbi Capitol. Më shumë se 1 në 10 nga ata që u akuzuan për sulmin e asaj dite, kishin qenë më parë pjesë e ushtrisë së SHBA-së.

Një grupim prej 124 zyrtarësh ushtarakë në pension, nën emrin “Flag Officers 4 America”,bënë publike një letër ku ndër të tjera i bënë jehonë sulmeve të rreme të Donald Trump mbi legjitimitetin e zgjedhjeve tona.

Çfarë është më shqetësuese, kohët e fundit gjeneral brigade Thomas Mancino, gjenerali që drejton trupat e Gardës Kombëtare në Oklahoma, refuzoi një urdhër të presidentit aktual Joe Biden që kërkonte vaksinimin e të gjithë anëtarëve të Gardës Kombëtare kundër koronavirusit.

Mancino deklaroi se ndërsa Garda e Oklahomas nuk është e mobilizuar në mënyrë federale, komandanti i tij kryesor është guvernatori republikan i shtetit, dhe jo presidenti i SHBA-së. Nëse ndodh një kryengritje tjetër, do të ishte shumë shqetësuese mundësia për një prishje totale të zinxhirit komandues përgjatë linjave partiake, nga maja e zinxhirit deri në nivelin e një skuadre operative.

Skenari i organizimit të njësive të tilla që mund të rebelohen ndaj komandantit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane,nuk mund të hidhet tërësisht poshtë. Imagjinoni për një moment rivalizimin e komandantëve të përgjithshëm – një Biden i sapozgjedhur që jep urdhra, dhe një Donald Trump (apo një figurë tjetër Trumpiane), që jep urdhra si kreu i një qeverie në hije.

Më keq akoma:imagjinoni në një moment sikur politikanët në nivel shtetëror dhe federal të instalojnë ilegalisht si president një kandidat humbës të zgjedhjeve. Të gjithë anëtarët e shërbimit betohen për të mbrojtur Kushtetutën e SHBA-së.

Por në një proces zgjedhor të kontestuar, ku ka një ndarje të besnikërisë, disa mund të ndjekin urdhrat e komandantit të përgjithshëm legjitim, ndërsa të tjerët mund të ndjekin kandidatin humbës Trumpian.

Edhe armët mund të mos jenë të sigurta në varësi të asaj se kush i mbikëqyr ato. Sipas një skenari të tillë, nuk është e çuditshme të thuhet se një kaos në ushtri mund ta çojë SHBA-në drejt një luftë civile. Në këtë kontekst, me ushtrinë tonë të paralizuar dhe të përçarë, do të dëmtohej siguria e SHBA-së.

Secili nga armiqtë tanë mund të përfitojë, duke nisur nga një sulm i gjithanshëm ndaj aseteve tona apo aleatëve tanë. Mungesa e gatishmërisë ushtarake gjatë pasojave që sollën zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishte mbresëlënëse dhe shumë shqetësuese.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes së Trump, Christopher C.Miller, dëshmoi se e ndaloi me dashje mbrojtjen ushtarake të Capitol Hill përpara 6 janarit 2021. Thuhet se gjenerali i ushtrisë Mark A. Milley, kreu i Shefit të Shtabit të Përbashkët, u përpoq të siguronte që mbrojtja bërthamore e vendit të ishte e sigurt nga urdhrat e paligjshëm.

Është e qartë se e gjithë ushtria jonë u zu gafil në fillim të këtij viti. Dhe teksa vendi është ende i përçarë si kurrë më parë, ne duhet të ndërmarrim hapa për t’u përgatitur për më të keqen.

Së pari, duhet të bëjmë gjithçka për ta parandaluar një kryengritje tjetër. Asnjë udhëheqës i vetëm që e frymëzoi atë nuk është mbajtur përgjegjës. Zyrtarët tanë të zgjedhur dhe ata që zbatojnë ligjin -përfshirë Departamentin e Drejtësisë, komitetin e përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve dhe gjithë Kongresin – duhet të tregojnë më shumë emergjencë. Por ushtria nuk mund të presë që të veprojnë zyrtarët e zgjedhur. Pentagoni duhet të urdhërojë menjëherë një rishikim të roleve për të gjithë protagonistët – me uniformë dhe civilë – që janë mbi Kushtetutën dhe integritetin e procesit zgjedhor.

Po ashtu duhet të ketë një rishikim të ligjeve të luftës, dhe mënyrës se si identifikohen dhe trajtohen urdhrat e paligjshëm. Duhet të ketë një përforcim të“unitetit të komandës”, për t’ia bërë të qartë çdo anëtari të Departamentit të Mbrojtjes se para kujt duhet të japin llogari.

Asnjë anëtar i shërbimit ushtarak, nuk duhet të thotë se nuk e kuptonte se nga kush të merrte urdhra gjatë skenarit më të keq të mundshëm. Përveç kësaj, të gjitha degët e ushtrisë amerikane duhet të bëjnë një punë më intensive në fushën e të dhënave inteligjente në të gjitha bazat ushtarake.

Synimi duhet të jetë identifikimi, izolimi dhe largimi i rebelëve të mundshëm; ruajtja nga përpjekjet e propaganduesve që përdorin informacionet e rreme për të përmbysur zinxhirin komandues; dhe për të kuptuar sesi përhapen keqinformimet e tjera nga ana e propagandistëve.

Së fundi, Departamenti i Mbrojtjes duhet të zhvillojë disa simulime në lidhje me kryengritjen e ardhshme të mundshme post-zgjedhore apo ndonjë përpjekje të re për një grusht shteti, për të identifikuar pikat e dobëta.

Më pas, ai duhet të kryejë një përmbledhje nga lart-poshtë të gjetjeve të tij, dhe të fillojë të vendosë masa mbrojtëse për të parandaluar sabotimet jo vetëm në ushtri, por edhe në çdo agjenci që punon krah për krah me ushtrinë. Ushtria dhe ligjvënësit e kanë krijuar tashmë një ide e re për të parandaluar ndodhjen e një kryengritje tjetër në vitin 2024. Por ata do të kenë sukses vetëm nëse ndërmarrin tani veprime vendimtare. /abcnews.al

Tags: aksionSHBA
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

E trishtueshme: Gjirafat e rralla ngordhin për shkak të ndryshimeve klimatike

Lajmi tjetër

4 në 10 pacientë me koronavirus janë asimptomatikë – e thotë studimi

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM