Ministria e Punëve të Jashtme kineze paralajmëroi sot se do të marrë masa të rrepta nëse kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve amerikanë, Nancy Pelosi, viziton Tajvanin.
Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga zyra e Pelosit për vizitën e saj të mundshme në Tajvan, por disa media shkruajnë se ajo do të shkojë në Tajvan javën e ardhshme, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Pekini thotë se vizita e saj do të prishë seriozisht marrëdhëniet kino-amerikane, pasi Kina kundërshton fuqishëm të gjitha format e marrëdhënieve zyrtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit, tha zëdhënësi i ministrisë Zhao Lijian./FolDrejt/