Flota ruse i ka zhvendosur nëndetëset e saj nga Deti i Zi, shkruan sot Al Jazera, transmeton Fol Drejt.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se nëndetëset u zhvendosën nga frika e goditjeve të papritura.
Moska ka të ngjarë t’i zhvendosë nëndetëset e saj të klasit Kilo nga gadishulli i Krimesë, në Rusinë jugore, nga frika goditjeve të befta nga zjarri ukrainas me rreze të gjatë veprimi.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se ato do të vendosen në Krasnodar Krai, në territorin e Rusisë, në vend të një baze detare në Sevastopol në gadishullin e Krimesë./FolDrejt/