Dëshmitarët e fundit në procesin gjykues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë qenë të hapur. Shumë prej deklaratave të cilat janë dhënë ndërkohë që janë marr në pyetje nga pala mbrojtëse, kanë nxitur reagime në Prishtinë, shkruan Fol Drejt.
Dëshmitari i 22 Fred Abrahamsi, ka pranuar se provat i ka siguruar nga Serbia, duke u shërbyer me to kundër ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Gazetari Muhamet Mavraj, Abrahamsin, e ka cilësuar si “krenaria e HRW-së”, i cili “ka shumë shokë e shoqe në Prishtinë prej tre dekadash”.
Asgjëmangut, siç e pranon edhe vetë, Abrahams del të jetë një “vegël e zhveshur e propagandës serbe.”
Dëshmitarit tjetër Agim Idrizi është përballur me një dokument, sipas së cilit, ai figuron si pjesëtar i policisë lokale serbe në vitin 1998. Megjithatë ai këtë e ka mohuar, duke deklaruar para trupit gjykues se dy persona “ia bënë gropën” për çështje prone.
Deklaratat e tij kanë pushtuar rrjetin, por edhe komentet e ndryshme, plot prej tyre negative në adresë të tij./FolDrejt/