Mëngjesin e së hënës, Imaad Tariq është ndër fëmijët e parë të lindur në Kashmirin me ligjet e reja të kryeministrit indian Narendra Modi. Por shumica e familjarëve të tij nuk ia kanë idenë sihariqin e madh. “Askush nuk e dijë se gruaja ime solli në jetë djalin,” thotë babai Tariq Ahmad Sheikh, 40, i cili po shëtit i hutuar në spital. “Ne nuk mund të informojmë askënd.”
Nga e diela, India ka ndaluar internetin, rrjetin e telefonave dhe linjat vendore në pjesën më të madhe të Kashmirit – aty ku jetojnë shtatë milion banorë – shumica muslimanë. Qeveria indiane ka mbyllur shkollat, ka ndaluar mbledhjet publike, si dhe ka vendosur barrikada në rrugët e qytetit më të madh Srinagar, shkruan time.com, përcjell foldrejt.com.
Ngjashëm, 38 mijë trupa janë stacionuar në Kashmir, ku janë arrestuar më shumë se 100 persona, mes tyre edhe aktivistë dhe liderë partiak. Poashtu sëpaku një protestues vdiq.
Prap se prap, shumica e kashmirëve nuk e dinë se çfarë po ndodh realisht dhe as nuk e kanë dëgjuar vendimin e kryeministrit Modi për heqjen e autonomisë ndaj rajonit të vetëm më shumicë muslimane në Indi.
Pjesët tjera të Kashmirit kontrollohen nga Pakistani, që në fakt pretendon gjithë rajonin dhe ka pasur konflikte të armatosura me Indinë, kurse një pjesë e vogël nga Kina.
“Djali im ka lindur pak minuta pasi dëgjova se qeveria ka tërhequr artikullin 370,” që i jep autonomi Kashmirit, tha babai i hutuar. Sipas informimit të fundit indian, të gjithë turistët e huaj, duhet të lëshojnë menjëherë rajonin – që është një sinjal për luftë, përcjell foldrejt.com.
Nga frika e madhe shumë rezidentë të huaj dhe punëtorë nga rajonet tjera të Indisë janë nisur drejt stacioneve të autobusëve. Ata kanë frikë nga tensionimi i situatës, por nuk dinë shumë informacione. E vetmja mundësi ku mund të marrësh vesh diçka është spitali ku ka lindur Imaad Tariq, Aty shikon dhjetëra persona që vijnë të plagosur dhe marrin përkujdesje mjekësore.
Cila është e ardhmja e Imaad Tariq? Është pyetje që shqetëson prindin, ngjashëm si qindra-mijëra banorë tjerë të Kashmirit./Foldrejt.com