Ushtria kineze njoftoi sot se kishte kryer stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, shkruan Reuters, duke iu referuar televizionit shtetëror kinez.
Stërvitjet kanë për qëllim “sinjalin e gabuar” të dërguar nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me Tajvanin, njoftoi sot një zëdhënës i komandës lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, njoftoi televizioni kinez.
Një grup prej gjashtë kongresmenësh amerikanë, duke përfshirë edhe kryetarin e Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Bob Menendez, mbërritën dje në Tajvan për një vizitë dy-ditore, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.