The Guardian shkruan se trupat ruse janë zmbrapsur në disa zona të Ukrainës, transmeton Fol Drejt.
Duke iu referuar burimeve të ushtrisë ukrainase, mediumi britanik shkruan se, forcat ukrainase kanë dëbuar trupat ruse në zonat e rajonit të Kharkivit në lindje dhe Kherson në jug si dhe në pjesë të Donetsk në juglindje.
Sipas zyrtarëve vendas trupat ukrainase kanë avancuar në bregun lindor të lumit Oskil në rajonin e Kharkiv.
“Nga dje, Ukraina kontrollon bregun lindor”, shkruan në Telegram, Serhiy Gaidai, guvernator i Luhanskut.
Megjithatë, vetë presidenti Vladimir Putin ka premtuar se lufta për rikthimin e territoreve do të vazhdojë, pavarësisht rezultateve aktuale në terren./FolDrejt/