residenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pritet të marrë pjesë në samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet këtë javë, raporton Reuters duke cituar Interfax.
Detajet për pjesëmarrjen e Zelensky janë duke u përpunuar nga zyra e shtypit të presidentit ukrainas.
Zhvillimet kryesore të luftës Rusi –Ukrainë sot
Bjellorusia mund t’i bashkohet luftës: SHBA dhe NATO besojnë se Bjellorusia mundet “së shpejti” t’i bashkohet Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës, thonë zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s për CNN. Ka gjithnjë e më shumë “gjasa” që Bjellorusia të hyjë në konflikt, tha të hënën një zyrtar ushtarak i NATO-s
Ukrainasit luftojnë për të rimarrë territorin: Forcat ukrainase tani janë përpjekur të rimarrin territorin që rusët kishin fituar në ditët e fundit, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, duke i quajtur ata “të aftë dhe të gatshëm” për ta bërë këtë.
Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e Makariv , një qytet 30 milje në perëndim të Kievit, thanë Forcat e Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook të martën. Ndërkohë, kryebashkiaku i Boryspil , një qytet në lindje të kryeqytetit, po u bën thirrje banorëve të largohen, duke thënë se “luftimet tashmë janë duke u ndezur rreth rajonit” në një deklaratë video të postuar në Facebook.
Furnizimet drejt fundit: Disa qytete në Ukrainë nuk kanë ushqim për më shumë se tre ose katër ditë , tha të martën agjencia e ndihmës Mercy Corps, duke paralajmëruar se sistemi humanitar në vend “është tërësisht i prishur”.
Furnizimet ushqimore dhe mjekësore pothuajse kanë mbaruar në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.
Refugjatët: Më shumë se 3.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina, sipas përditësimit të fundit nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët.
Rreth gjysmë milioni refugjatë që kanë ikur nga lufta në Ukrainë në Poloni kërkojnë mbështetje për çrregullime të shëndetit mendor dhe 30,000 vlerësohet të kenë probleme të rënda të shëndetit mendor, tha të martën përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Poloni.