Spanja po dërgon raketa tokë-ajër dhe rreth 100 trupa në misionin e pranisë së NATO-s në Letoni, duke iu bashkuar rreth 500 bashkatdhetarëve tashmë të pranishëm në shtetin baltik, ka raportuar El Pais.
“Ministria spanjolle e mbrojtjes “planifikon të vendosë në Letoni një sistem raketash tokë-ajër”, thuhej në deklaratë.
NATO po forcon praninë e saj në rajonin Baltik përballë ofensivës së Rusisë në Ukrainë, shkruan Al Jazeera.
“Angazhimi ynë ndaj NATO-s është i plotë”, tha ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles për televizionin spanjoll duke iu referuar raportit.
“Ne kemi trupa për momentin në Letoni dhe gjithashtu në Lituani, ne kemi anijet tona në Mesdhe.”/FolDrejt/