Politikanët ballkanas duket që i kanë shfrytëzuar “Lutjet e Mëngjesit”, si rast, për të zhvilluar takime me zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), shkruan Fol Drejt.
Përveç politikanëve shqiptarë opozitarë si Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj e Memli Krasniqi dhe disa deputetë të tjerë, këtë mundësi e kanë shfrytëzuar edhe politikanët e tjerë ballkanas.
“Në Kongresin Amerikan në tryezën për çështje të sigurisë. Në prani të kongresistëve, në dakordim me kolegët, mora fjalën në emër të Kosovës.
Deklarova se Ballkani Perëndimor ka nevojë për: (1) përmbyllje të kornizës së sigurisë duke u integruar sa më parë në NATO dhe (2) të bëhet pjesë e planeve për stabilitet energjetik që i ka zhvilluar BE-ja për tu pavarësuar nga furnizimi me energji nga vende agresore” – ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.
Për takimet me kongresistë e senatorë dhe përfaqësues të tjerë të shtetit, njoftuan edhe Haradinaj e Krasniqi.
Në anën tjetër vizitë në ShBA kanë realizuar edhe politikanët nga Bosnja e Hercegovina.
Këshilltari i Departamentit të Shtetit Derek Chollet, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka njoftuar se është takuar me krerët më të lartë të Bosnjës.
“Përshëndeti Presidencën e plotë të BiH në vizitën e saj në Stejt Departament për herë të parë që nga viti 2005. SHBA-të janë të përkushtuara për të ardhmen e BiH. U kërkova anëtarëve të Presidencës që të ndjekin qeverisjen konstruktive dhe largpamëse të nevojshme për një vend të qëndrueshëm, sovran dhe plotësisht demokratik” – ka shkruar Chollet.
Welcomed the full BiH Presidency to @StateDept for the first time since 2005. The U.S. is committed to BiH’s future. I urged Presidency members to pursue the constructive, forward-looking governance needed for a stable, sovereign, fully democratic country. https://t.co/7ctrfOFYvg pic.twitter.com/i3ylM7l7dH
— Derek Chollet (@CounselorDOS) February 2, 2023
Chollet pati një takim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, në të cilin ai shprehu “mbështetjen e ShBA-ve për Serbinë, në përpjekjet e saj për paqe dhe stabilitet në rajon!”
Following @SecBlinken-Pres Vucic @predsednikrs call, great meeting w/ @MFASerbia FM Dačić today. Reaffirmed long-standing friendship between 🇺🇸 🇷🇸 and expressed support for Serbia’s engagement on Dialogue with Kosovo and efforts to promote greater peace/security in the region. pic.twitter.com/I59R88s14p
— Derek Chollet (@CounselorDOS) February 1, 2023
Ndërsa, edhe politikanë nga Shqipëria kanë gjetur rastin të zhvillojnë takime me politikanë amerikanë.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, dhe kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, të cilët ndodhen prej disa ditësh në SHBA, zhvilluan një takim me kongresmenin republikan, Michael Guest.
Vizitat e të gjitha këtyre delegacioneve, duket se e kanë një emërues të përbashkët: vëmendjen e shtuar të ShBA-ve ndaj Ballkanit Perëndimor. Kuptimi i kësaj fraze është përvjedhur në të gjitha takimet e zhvilluara këto ditë./FolDrejt/