Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, do të marr pjesë në hapjen solemne të Panairit të Produkteve Vendore Expo-Sharri në Dragash, shkruan Fol Drejt.
Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi zyrtar të lëshuar nga zyra e kryeministrit.
Hapja e panairit organizohet në hapësirat e shkollës së re teknike në Dragash, me fillim nga ora 10:00.
Ky nuk do të jetë aktiviteti i vetëm i kryeministrit për sot.
Po ashtu ai do të marr pjesë në manifestimin tradicional informativo-kulturor me moton “Zbulim i Hershëm – Mbijetesë”, të organizuar në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit.
Ky event organizohet në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, me fillim nga ora 12:00./FolDrejt/