Policia e Kosovës ka paralajmëruar se si do të veprojë me armët ilegale të cilat i ka konfiskuar.
Ata kanë njoftuar se sot do të shkatërrojë të gjitha armët ilegale që janë konfiskuar, e që për to kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore, përcjell Fol Drejt.
Organizimi për shkatërrimin e tyre do të fillojë nga ora 10:00, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në fshatin Prelez.
Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme vitin e kaluar pati deklaruar se janë 250 mijë armë ilegale nëpër duart e qytetarëve./FolDrejt/