Mediat e huaja i kanë kushtuar jehonë zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, informon foldrejt.com.
Në një artikull të saj “Euroneës” pasi tregon se të martën është zyrtarizuar gjuha shqipe në Maqedoni, tregon se ky ligj ka qenë i kërkuar prej dekadash nga komuniteti shqiptar në Maqedoni.
“Prej vjet në këtë kohë është votuar ligji në parlament, megjithatë presidenti konservativ Gjorgje Ivanov e kishte shmangur nënshkriminne tij. Tashmë ai ligj është votuar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi në vend të presidentit,” shkruan më tej euroneës.
Një lajm të ngjashëm ka shkruar edhe “Tirolet Tageszeitung” duke shtuar se tashmë gjuha shqipe “menjëherë mund të përdoret në institucionet zyrtare”.
Kërkesa kryesore e partive shqiptare në qeverisjen e Zoran Zaevit ka qenë zyrtarizimi i gjuhës shqipe./Foldrejt.com