Fol Drejt
E premte, 16 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË HISTORI

Çfarë shkruante reporteri gjerman për Shqipërinë e 1975

6 vjet më parë
in HISTORI, TË FUNDIT
Koha e leximit: 10 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web
Christian Schmidt-Häuser, 1975

Sheshi i Dëshmorëve në Tiranë mbledh të gjitha shtyllat e shtetit 2,2 milionësh. Aty  gjenden Stalini dhe Lenini, ministritë, selia qeveritare, Komiteti Qendror ngjyrë trëndafili, Universiteti tek tash 18 vjeç. Ndërtesat joimpozante me radhën e drunjve të ulët, që shtrihen të rregulltë si thurimat e Rousseau-s, i përgjigjen rreptësisë spartiane të komunizmit shqiptar.

Por këto proporcione marrin përmasa absurde në rrugën e gjerë tridhjetëmetërshe – dëshmi e çmendurisë së pushtuesve italianë nën Musolinin. Pasi që në vendin e shqiptarëve sot nuk ka automobilë në pronësi private, Sheshi i Dëshmorëve duket i zbrazët si fotot e hershme të Chirioc-ut (piktor surealist italian i fillimshekullit XX- përkthyesi). Dhe si tek surealistët kombinimi i të papajtueshmeve bie gjithnjë e më shumë në sy në Shqipëri. Totalitarizmi, me të cilin komunistët që nga viti 1945 e lërojnë trashëgiminë mesjetare të shtetit ekzistent vetëm tash e 63 vjet, shihet dhe ndihet kudo. Por ai nuk e krijon asnjëherë i vetëm imazhin, atmosferën dhe kontaktet e shpejta apo intensive…

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

Porosit Web Porosit Web

Komandat tingëllojnë vrazhdë dhe në mënyrë luftarake në Buleveardine Dëshmorëve. Nxënësit e ciklit të lartë deh studentët e semestrit të parë ushtorjnë për një paradë të madhe. Kur ofrohem, kokat e rreshtit të fundit kthehen gjithnjë e më shumë në drejtim të vizitorit  perëndimor, gjithnjë  e më të rrallë në vend. Të pandikuar nga urdhërat e prerë nga megafonët, nxënës dhe studentë duken të çlirshëm dhe më hedhin ndonjë fjali anglisht: “Hallo Sir! How are you?” Vetëm pak më vonë bien pikat e para nga qielli. Disa nga nxënësit e paradës i ndërrojnë shpejt transparentet me çadra shiu, të tjerë ikin nën drunj. Kolonat shpërndahen dhe Sheshi i Dëshmorëve  s’mbruan në asgjë heroike në vete përveç çiltërsisë së moshës. Shqiptarët jetojnë në nje shoqëri plotësisht të rregulluar, por jo edhe plotësiht të uniformuar. Individualizmin e këtyre ballkanasve nuk arriti ta fshijë as partia me fshesën e hekurt të Stalinit. Dhe kush e krahason vetizolimine komunistëve shqiptarë me kmerët e kuq të Kamboxhas, me pamjen e tyre të sulmeve mbi aparatat televizivë, si simbol i kulturës perëndimore, i bën një padrejtësi shtetit të vogël të Ballkanit. Në Qendër të Tiranës njëra nga shumë transparentet thërret për: “ Luftimin me  vendosmëri të ndikimit të ideologjisë borgjeze!”, por  40 metra më tej has në  “La Bohème” të Puccin-it.

Më naiven e të papajtueshmeve e hasa në një ekspozitë të madhe. Nën veprat e realizmit socialist varej një foto të  madhe të një bariu shqiptar. Nën krah nuk mbante ndonjë qengj, por një radio të markës shqiptare “Iliria”. Kjo foto flet tërësisht mbi dallimin e komunistëve shqiptarë nga kmerët e kuq dhe mbi besimin e udhëheqjes shqiptare në artin naiv edhe në politikë. Bijtë e shqiponjave (shqiptarët) duan ta mbajnë hapin me përparimin teknik dhe me atë që ata e konsiderojnë si kulturë klasike perëndimore. Por, njëkohësisht, janë edhe kundër çdo gjëje që Tirana e deklaron në mënyrë paushalle si  “e keqe e civilizimit” dhe si “dekadencë”  – dhe me këtë udhëheqja partiake nënkupton para së gjithash pluralizmin dhe decentarlizimin.

Skepticizmi ndaj çdolloj pluralizmi sqarohet nga vrojtuesit sipërfqësorë përmes ideologjisë ortodokse komuniste të Shqipërisë. Ç’është e vërteta, qeverisja 34 – vjeçare e shefit të partisë, Enver Hoxha, me armiqësinë etij ndaj pluralizmit është në pajtim të plotë me traditat e lëvizjes së ripërtëritjes shqiptare “Rilindja” të shekullit XIX.  Ajo rilindjen e Shqipërisë së copëzuar nga interesat regjionale, religjioze dhe të huaja e shihte vetëm në kapërcimin e pluralizmit. Kur ëndrra e krijimit të shtetit pas 500 vjet sundimi turk u bë realitet më 1912 – do me tënë qe gati një jetë njeriu – shteti i ri u sulmua nga grekët, serbët, malazeztë, u la në mëshirë të fatit nga Mbreti i saj Zog, që ia mbathi jashtë vendit, dhe nga Musolini u shndërrua në koloni. Shqiptarët  jo nga ideologjia, por nga përvojat e hidhura e bën superfuqinë më të largët, Kinën, aleatin e tyre më të afërt.

Brenda 15 vjetësh Pekini ofroi kredi qindramilionëshe pa kamatë. Sot kreditë janë pakësuar. Kina ka kërkuar nga Shqipëria intensifikimin e mëtejmë të përpjekjeve vetanake.Këto përjekje nuk do t’i bien në sy turistit që vie për herë të parë në Shqipëri (me fillimin e kësaj vere do të ketë mundësi të udhëtimit nga Frankfurti). Lypësari nuk ka qëmoti, por standardi jetësor është ende i ulët, dritaret e  dyqaneve janë ende gri dhe pa kolorit për shijën perëndimore. Tirana është i vetmi kryeqytet i Evropës  ku dritat e neonit nuk përdoren për të reklamuar mallrat, por për t’i bërë reklama partisë.

Atyre që kanë qenë disa herë në Shqipëri u bie në sy bumi ndërtimor në tërë vendin. Aty ku para disa vitesh kishte kasolla të shkatërruara apo tokë baltaçake janë ndërtuar blloqe katër-pesëkatëshe banimi. Shumica prej tyre janë ndërtuar pa bager dhe pa vinç dhe hërpërhë janë të palyera dhe pa hapësira të gjelbëruara. Ato nuk kanë as ngorhje me gas apo ngrohje qendrore. Në ballkone – pranë antenës së televizorit – qëndrojnë deri në pranverë të paluara drutë për ngrohje – një metër kub në muaj për familje.

Por kjo konjukturë e ndërtimit pa lyerje ka ngritur pallate për ata të cilët vijnë nga kasollat e vobekte pitoreske të Shqipërisë së vjetër. Në Sheshin Skënderbeu, në nyjën e Tiranës, është ngritur nga pjesët e gatshme ndërtesa më e lartë e kryeqytetit –  një hotel 15-katësh për turistë, i cili do të inaugurohet në fund të vitit 1976.

Qiratë e banesave u janë përshtatur të ardhurave minimale. Tatime nuk ka. Punëtori mund ta paguajë qiranë e  banimit me të ardhurat e një dite e gjysmë.Poaq i duhet të punojë edhe për blerjen e dy kilogramëve djathë të deles apo të mishit të lopës. Paga e mësuesit apo e inxhinierit është vetëm për një të gjashtën më  e lartë sesa ajo e punëtorit. Për një të tertën më të larta janë rrogat e shkrimtarëve, skulptorëve apo piktorëve, të cilët të ardhurat e tyre i marrin nga shteti. Furnizimi me gjëra ushqimore, me pemë, dhe me mish, ka shënuar përparime të dukshme. Në kapërcyell të vitit, Shqipëria për herë të parë pas luftës importoi banane nga Bahama. Radhët para shitoreve janë zhdukur tashmë.

Frigoriferë të thjeshtë (nga Anglia) kushtojnë shtatë rroga mesatare mujore – pothuajse poaq të shtrenjtë janë edhe televizorët. Prej tyre ekzistojnë tri lloje, të cilët montohen nga pjesët e importuara në qytetit portual, Durrës, dhe në Universitetin e Tiranës, si pjesë përbërëse e studimit. Automjete guxojnë të kenë vetëm autoritetet. Për këtë arsye qetë para qerreve apo plugut janë pamja kryesore e rrugëve të fshatrave apo të fushave.   Por edhe qarkullimi  para së gjithash i kamionëve është shtuar dukshëm këto vitet  e fundit. Në portin e Durrësit është montuar në ndërkohë  edhe semafori i parë që kam parë në Shqipëri. Një përparim i dukshëm – duke pasur parasysh edhe devizën e Enver Hoxhës se Shqipëria kurrë nuk do të bëhet një republikë e  coca – cola-s.

Nga kishat në shtalla lopësh

Por a është dashur që për këtë populli të paguajë një çmim shumë të lartë – pyetje që parashtrohet shpesh? Një mbyllje e tmerrshme nga bota, stërvitje, disiplinë, dënime drakonike, diktaturë totale edukimi, tjetërsim nga individualiteti, tradita dhe religjioni, mbi 2000 kisha dhe xhami të shkatërruara apo të shndërruara në shtalla lopësh. Kjo është vetëm një përzgjdhje e vogël nga regjistri i mëkateve që do të mund t’ju përshkruheshin komunistëve shqiptarë. Ata u shkëputën nga të gjitha traditat, por cilat aishin ato para vitit 1945? Gjakmarrje; tri religjionet e vendit si pika peshkimi të interesave të huaja, vetëm çdo i njëzeti që shkonte në shkollë; vetëm gjashtë përqind e të gjitha grave që dinin të lexonin. Burri mund ta lidhte gruan, sepse kështu thoshte tradita e kultivuar ende  vetëm disa dekada më parë.Krahasuar me traditat zor të ketë bërë ndonjë vend përparime më shumë a i përket emancipimit të graus: nga numri i gjithnmbarshëm i studentëve që është 37%  e deri tek metalurget e Metalurgjikut të Elbasanit, të cilat , si edhe të gjitha gratë e tjera të vendit, paguhen njësoj si kolegët e tyre meshkuj. Nënat punëtore mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre disa muaj pas lindjes në çerdhet e ndërmarrjeve. Aty nënat mund t’ju japin gji foshnjeve të tyre çdo dy orë dhe atë deri në moshën nëntë muajshe. Në kopshte janë mesatarisht dhjetë edukatore për 150 fëmijë të ndarë kryesisht në pesë grupe sipas moshës. Që më të vegjlit mësojnë herët tregime dhe këngë për Enver Hoxhën dhe Partinë dhe i vizitojnë ndërmarrjet, ashtu siç ju bëjnë vizita kopshteve  edhe punëtorët.

Edhe pushkën nga druri e ka çdo fëmijë në dollap. Në shkolla, edukimi praktik dhe ushtarak është  i obligueshëm. Edhe vajzat dinë ta përdorin pushkën, t’i zdrugojnë filetat dhe t’i thonë parimet kryesore të Partisë. Këto parime nxënësit i mësojnë edhe në anglisht,  e cila është gjuha kryesore e huaj para rusishtes dhe frëngjishtes. Ora e anglishtes, të cilën e vizitova në Korçën në jug të vendit, filloi me tregimin social-kritik të migrimit të Jack London-it ,“The Jungle”. Psataj mësuesja  e re pyeti se çmësojmë nga kjo? Përgjigjet në një anglishte relativisht të pranueshme: Njerëzit në Amerikë jetojnë si kafshët e egra në xhungël…SHBA –të janë vende të bosave dhe të imperializmit. Një pyetje tjetër: Dhe çka mund të thuhet sot për Shqipërinë? Përgjigjja: Shqipëri sot është socialiste dhe ka shtëpi dhe kopshte të bukura… në fund do ngadhnjejmë mbi të gjithë.

Kjo krenari e përmasave jashtëdimensionale ashtu si edhe Monumenti i Trimave Partizanë do të duhej të shërbejë dhe si barrierë e ndikimeve të huaja. Po të njëjtat prirje  irracionale i karakterizojnë edhe synimet autarkike të ekonomisë shqiptare – edhe përkundër asaj se Shqipëria nga fillimi viteve të shtatëdhjeta k a marrëdhënie ekonomike me shumë vende evropiane. Në luginën e mrekullueshme të Shkumbinit,  cila me ullinjtë dhe fushta e mbellura me domate depërton si një pykë thellë në malet e larte dymijë e tremijë metra , po ndërtohet tash më shumë se dhjetë vite kombinati i parë metalurgjik shqiptar. Nëpër hekurudhën e ndërtuar më 1965 nga kinezët është duke u bartur vetëm hekuri kinez. Xehja shqiptare përmban vetëm 60% hekur dhe 1% nikel dhe ka shumë elemente të cilat e prishin cilësinë e hekurit. Por ekspertët kinezë pas hulumtimeve shumëvjeçare e kanë bërë xehen shqiptare të ruajtshme dhe kanë zhvilluar teknika për veçimin e pasurimin e hekurit, niklit dhe kobaltit-  një çështje jorentable dhe joracionale. Por të njëjtat prirje autrkike kanë çuar edhe në ndërtimin e uzinave metalurgjike në Salzwerk të Gjermanisë (edhe xehja e Sazwerk nuk konsiderohej si e pasur). Kombinati Metalurgjik i Elbasanit do të fillojë me shkallën e parë të prodhimit më 1976. 12500 punëtorë do të vendosen në Elbasan. Enver Hoxha e quan ndërmarrjen si “çlirimin e dytë të Shqipërisë”. Poaq krenarë janë shqiptarët edhe me faktin se ata në kohën e krizës së naftës nuk patën nevojë për importe. Në fushën romantike të Mallakastrës me lulemimozat e saj bukura që qelin në pranverë nxirret naftë, i cili për nga kualiteti është më i dobët sesa ari i zi i arabëve. Me ndihmën e kinezëve në Ballq nxirren rreth 600 000 tonë naftë në vit  Një pjesë e tij eksportohet në Poloni përshembull. Jugosllavia dhe Greqia marrin ga Shqipëria që nga viti 1972 500 milionë kilovatë energji elektrike. Për eksportet e naftës dhe të rrymës, në një vend ku edhe kultura matet me shifrat e kilovatëve – Pallati i Kulturës në Tiranë harxhon sot aq rrymë sa ç’harxhonte e tërë Tirana më 1945- një fakt që përsëritet shpesh – janë veçanërisht krenarë.

Atë që ka arritur Shqipëria e ka arritur me ndihmën e Kinës. Por Pekini nuk ka kërkuar prej shqiptarëve edhe dëgjueshmëri absolute në politikën e jashtme. Tirana nuk mori pjesë në kthimin e Kinës në arenën politike ndërkombëtare. Ç’është e vërteta, kinezët dhe shqiptarët janë unikë sa i përket refuzimit kategorik të Bashkimit Sovjetik ( Enver Hoxha në fund të vitit 1974: “ Udhëheqësit sovjetikë duan të na puthin tri herë, siç është zakon në kishat ruse, për të na dërguar te Krishti në qiell, por ne nuk do të pajtohemi asnjëherë me ta.”)

Bonn-i mbetet gogol

Por në fushatën e tye të vazhdueshme kundër SHBA-ve, imperializmit, NATO-s dhe BE-së shqiptarët nuk janë larguar fare nga pozitat tradicionale të Bashkimit Sovjetik. Në të kundërtën, kinezët u bëjnë vend të gjithë aleatëve potencialë kundër Moskës. Ata i kursejnë SHBA-të, e lavdërojnë NATO-n, vendosin marrëdhënie diplomatike me BE-në. Kur e pyeta me shaka kolgeun tim shqiptar se nëse pas kthimit të tij nga Kina Strauss ftohet edhe nga Tirana ai ngriti duart mbi kokë dhe nuk pati koment. Qoftë Strauss-i , qoftë Schmidt-i për Tiranën Bonni politik mbetet një gogol, i cili përmes marrëveshjeve lindore po përgatit komplot me Moskën për të sunduar Evropën.

Ndikimi i Perëndimit në Shqipëri, të cilit i frikësohet Enver Hoxha, do ta godiste Shqipërinë, në rast të një hapjeje nga jashtë, shumë më shumë sesa hapja ndaj Kinës. Përshembull që nga fundi i viteve të gjashtëdhjetea Shqipëria ka futur televizorin me çka u mundësua edhe një kyçje në programet italiane. Se nga ky shikim shumëkush edhe rrezikon, flasin edhe përngjasimet me bartësit e modës italiane. Në ndërkohë televizionet italiane pengohen; përjashtim bëjnë transmetimet sportive, të cilat nga Tirana jo vetëm se merren, por edhe përforcohen. Sporti dhe veçanërisht futbolli mbesin portat e vetme për në botë – për ç’arsye edhe jo vetëm të rinjtë shkollarë, por edhe funksionerët partiakë më mirë e njohin formacionin e Bajyernit të Mynihut sesa përbërjen e Byrosë Politike të Kinës.
Të gjitha përpjekjet për decentralizim ekonomik dhe për një hapje të matur kulturore-politike nga viti 1970 e tutje janë ndërprerë. Në fletërrufe, ngjashëm si në gazeta kineze të mureve, kritikohen publikisht të gjithë ata  që vishen në mënyrë tepër perëndimore. Edhe vetë literatura profesionale e perëndimit nuk është duke mbërrijtur më në adresat e porositësve. Pak para fundvitit shefi i partisë Hoxha kritikoi në Komitetin Qendror “ poetët dhe shkrimatrët e rinj”.

Më parë në vijën e zjarrit ishte gjendur Rudi Monari. Edhe më alarnues ishte rrëzimi i ministrit disavjeçar të mbrojtjes, Balluku, i cili Dduket të jetë angazhuar për marrëdhënie më të mira me Moskën dhe me SHBA-të. Duket qartë se një pjese të gjeneratës së re orientimi i Enver Hoxhës sipas formulës “ Pavarësia përmes izolimit” i duket i mbështetur për së tepërmi në përvojat historike dhe në ruajtjen personale të pushtetit dhe shumë pak në realitetin politik. Rreth 40 % e funksionerëve të partisë shqiptare sot janë nën 30 vjeç. Me ta  mund të vijë për herë të parë ng ga vetë jeta e brendshem politike e vendit edhe deri tek një kundërshti e madhe me izolimin e Shqipërisë nga bota e jashtme.

Perkthimi: Nexhmedin Gerguri

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Moti sot

Lajmi tjetër

SPIEGEL: Rritet pakënaqësia ndaj qeverisë së Zaevit

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
TË FUNDIT

Asteroidi i sapozbuluar pritet të arrijë në pikën më të afërt me Tokën

26 Janar, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM