Fitim Dika
Çfarë thoshte presidenti Donald Trump për intervenimin e NATO-s në Kosovë në intervistën e dhënë për ish moderatorin e CNN, Larry King (8 tetor 1999).
KING: Por ne nuk e dijmë, përshembull rastin tënd dhe të Kosovës. Do bënit atë çfarë bëri Clintoni?
TRUMP: Po, unë do ë bëja pak më ndryshe. Dhe normalisht kjo do tingëllonte e tmerrshme. Por shikoni kërdinë dhe babëzinë që ata kanë bërë në Kosovë. Unë mendoj, ne duhet të themi se kemi humbur shumë pak persona. Sigurisht, ne kishim aeroplanë që fluturonin 75.000 feet (rreth 22.000 m) lartësi duke hedhur bomba. Por shikoni çfarë ne kemi bërë të ky vend, tek ajo popullatë dhe viktimat që ne kemi shkaktuar.
Tani, ata nuk janë të kënaqur me ne dhe aleatët përshkak se ne fluturonim lartë me aeroplanë. Por në të njëjtën pikë, ju duhet të dërgoni trupa tokësore që askush të mos kalojë kufinjtë dhe asgjë tjetër. Shumica e njerëzve dakordohen me këtë.
Tani, a do vriteshin njerëzit? Ndoshta, ndoshta shumë. Por sëpaku do kishit më pak vdekje. Dhe ju nuk do shikonit kërdinë dhe terrorin që keni parë tani. Pra, ju e dini, nuk e di nëse ndokush e konsideron sukses, sepse unë nuk e konsideroj si të tillë.
KING: Nuk e konsideroni?
TRUMP: Ata e bombarduan agresorin jashtë kufijve, jashtë sipërfaqes. Secili arratisej në rrugë të ndryshme, dhe asnjëri s’mori vesht se çfarë ndodhi, dhe vdekjet shkuan në mijëra.