I deleguari special i Bashkimit Evropian (BE), për bisedimet Kosovë Serbi Miroslav Lajçak, të mërkurën që e lamë pas, u takua me Kryeministrin Albin Kurti, shkruan Fol Drejt.
Në këtë takim ku i pranishëm ishte edhe Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, janë diskutuar hapat e mëtejmë të procesit të dialogut.
“U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për hapat e mëtejmë dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara nga dialogu duhet të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter.
Back in Kosovo today to continue my frank, open and intense discussions with PM @albinkurti and DPM @BislimiBesnik on next steps and the way forward on normalisation of relations with Serbia. We also agreed that all past Dialogue Agreements must be fully implemented. pic.twitter.com/zURabtdEmF
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 25, 2023
Një ndër çështjet e nxehta në këtë proces, është edhe ajo për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilën po kërkon të vihet në jetë me ngulm Beogradi zyrtar.
Tash ndërsa procesi i bisedimeve është futur në një fazë të re të dialogimit, kjo çështje, bashkë me marrëveshjen përfundimtare mund të arrihet brenda pak muajsh – thonë njohësit e zhvillimeve./FolDrejt/