Statistikat tregojnë se Chelsea po lufton për pikë. Këto ishin fjalët e menaxherit Mauricio Pochettino, pasi disfata 1-0 e së dielës në shtëpi nga Aston Villa, i la ata në vendin e 14-të në Premier League me pesë pikë nga gjashtë ndeshje, shkruan BBC Sport, transmeton Fol Drejt.
Pra, pse Chelsea po lufton për gola dhe pikë?
Është hera e parë që Chelsea ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e tyre hapëse në një sezon në Premier League që nga sezoni 2000/ 01, ndërsa ka pësuar tri humbje në gjashtë ndeshjet e tyre të para për herë të parë që nga 2015/ 16.
Në 38 ndeshjet e fundit të Premier League – një sezon i plotë – ata kanë fituar vetëm nëntë herë dhe renditen në vendin e 14-të nga 17 klubet e pranishme në ligën më të mirë në të dy sezonet 2022-23 dhe 2023-24.
Që kur Graham Potter u shkarkua më 2 prill, Chelsea ka fituar dy herë në 16 ndeshje në Premier League, duke fituar 11 pikë në total.
Një ndër problemet me të cilat po ballafaqohet ekipi dhe që po i sjell kokëçarje trajnerit, është edhe numri i madh i lëndimeve.
Megjithatë ai është i bindur në rikthimin tek rezultatet, ndërsa statistikat i lexon në një frymë optimiste./FolDrejt/