Ndërsa plakeni, flokët thinjen. Por një hulumtim i ri ka sugjeruar se thinja e flokëve mund të jetë një nga shenjat e vetme të një sëmundjeje vrasëse të heshtur.
Kolesteroli i lartë zakonisht gjendet vetëm kur një person kryen disa analiza gjaku.
Kolesteroli i lartë rrit rrezikun për të zhvilluar sëmundje të zemrës, goditje në trup dhe sulm në zemër. Por, sipas studiuesve në John Hopkins, kolesteroli i lartë ndikon në flokë. Pra thinja e tyre, mund të sinjalizojë rritjen e kolesterolit në gjak, raporton The Mirror, përcjell Fol Drejt.
Studiuesit nga John Hopkins kryen kërkime te minjtë dhe zbuluan efektet shkatërruese të një diete me kolesterol të lartë në flokë. Në studimin, i botuar në revistën shkencore “Nature”, theksohet se kolesteroli i lartë mund të shkaktojë humbjen e flokëve dhe thinjen e tyre.
“Gjetjet tona tregojnë se një dietë perëndimore shkakton rënie të flokëve dhe zbardhjen e flokëve te minjtë, dhe ne besojmë se një proces i ngjashëm ndodh tek burrat që humbasin flokët dhe përjetojnë thinjen e flokëve kur hanë një dietë të lartë me yndyrë dhe kolesterol”, shkruajnë studiuesit.
Rreziqet e kolesterolit të lartë
Sëmundjet e zemrës zhvillohen kur kolesteroli grumbullohet në arterie dhe bllokon qarkullimin e gjakut. Zakonisht shfaqet si anginë (dhimbje gjoksi) ose sulm në zemër.
Simptomat përfshijnë:
Dhimbje ose parehati në gjoks, krahë ose shpatull
Marramendje, dobësi, të përziera ose djersë të ftohta
Frymëmarrje e shkurtër
Faktorët që rrisin kolesterolin e lartë përfshijnë:
Pirja e alkoolit
Pirja e duhanit
Inaktiviteti
Gjumi i pamjaftueshëm
Stresi
Një dietë e pasur me yndyra të ngopura./FolDrejt/