Tashmë ka filluar takimi i presidentit Erdogan me homologun e tij rus Putin në Soçi të Rusisë.
Erdogan: Aktualisht vëllimi i tregtisë së jashtme midis Turqisë dhe Rusisë është 62 miliardë dollarë. Jemi shumë të lumtur që po ecim drejt objektivit prej 100 miliardësh.
Putin lidhur me takimin me Erdoganin: Do të diskutojmë krizën e Ukrainës. Nëse do ta aktualizoni marrëveshjen e drithërave, ne jemi të hapur për bisedime në këtë drejtim.
Putin: Së shpejti do të hedhim hapa të rëndësishëm me Turqinë si në çështjen e gazit, ashtu edhe në fusha të tjera.
Erdogan për korridorin e drithërave: Mesazhi që do t’i jepet botës pas takimit do të jetë një hap shumë i rëndësishëm veçanërisht drejt vendeve më pak të zhvilluara të Afrikës./FolDrejt/