Komisioni për Integrim Evropian, në bashkëpunim me Institutin EPIK dhe GIZ-in gjerman, kanë mbajtur sot një tryezë pune me temën: “Agjenda Evropiane 2022”.
Tryeza zhvilloi punimet nën kryesimin e drejtorit ekzekutiv të Institutit EPIK, Demush Shasha, i cili fillimisht falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, ndërkaq, vuri në dukje rëndësinë e takimit, si mundësi e veçantë për të identifikuar të arriturat dhe ngecjet që përmban Raporti i Progresit të KE-së për Kosovën, transmeton Fol Drejt.
Pas kësaj, të pranishmëve iu drejtua Jörn Rohde, ambasador në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë.
Duke folur për integrimet evropiane, ambasadori Rohde, u shpreh:” Agresionit rus në Ukrainë, na e ka bërë të gjithëve të ditur se, sa i nevojshëm është integrimi i rajonit të Ballkanin Perëndimor në BE”.
Për sa i përket integrimeve evropiane të Kosovës, ai u shpreh se, Gjermania ka mbështetur reformat në tri fusha strategjike: qeverisjen e mirë, agjenda e gjelbër dhe punësim.
Lidhur me liberalizimit e vizave, ndërkaq, ambasadori Rohde vlerësoi:” Na duhet një zgjidhje e shpejtë, sepse, e ardhmja e Kosovës është në BE”.
Në emër të Presidencës së Këshillit të BE-së, fjalën e mori Pavel Bílek, ambasador në Ambasadën e Republikës së Çekisë në vendin tonë.
Luftës në Ukrainë dhe pasojave të saj, iu referua edhe ambasadori çek, Bilek. Ai vijoi se pasojave të kësaj lufte, të cilat është duke i ndjerë edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, duhet evituar me një mobilizim unik të të gjitha vendit të BE-së.
Për sa i përket Kosovës, përkatësisht angazhimit të saj në procesin e integrimeve, ai vuri në spikamë angazhimet e Qeverisë së Kosovës.
“Kosova ndan vlerat evropiane, Qeveria e saj ka treguar qartë orientimin e saj në kursin pro perëndimorë edhe gjatë agresionit rus në Ukrainë”, tha Bilek. Në vijim, ai bëri të ditur angazhimet e vendit të tij si kryesuese e KE-së, duke vënë theksin në nevojën e liberalizimit të vizave, ndihmën në fushën e energjisë, reformat në administratë, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me procesin e integrimit.
Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Johanes Stenbaek, duke iu referuar kolegëve të tij parafolës, po ashtu shfaqi bindjen se, Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, duhet të jetë prioriteti kryesor në agjendën e liderëve të BE-së.
Për sa i përket liberalizimit të vizave, Stenbaek vlerësoi se, kjo çështje është duke u trajtuar në mënyrë adekuate, ndërkaq, lidhur me Raportin e Progresit, ai u shpreh se, duhet bërë edhe më shumë në përmbushjen e obligimeve që dalin nga ai.
Në fjalën e tij, përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Johanes Stenbaek, vlerësoi të rëndësishëm stabilitetin në Qeverisje, si dhe iniciativat qeveritare në luftën kundër korrupsionit.
Në emër të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht Komisionit për Integrime Evropiane, foli kryetarja e këtij Komisioni, Rreazarta Krasniqi.
Fjalimi i saj me këtë rast ishte fokusuar në rolin e Kuvendit në përmbushjen e standardeve dhe detyrave që dalin nga Raporti i KE-së për Kosovën.
Ajo tha se, Kuvendi i Kosovës mbetet gardian i procesit të integrimit të Kosovës në BE.
Në fjalën e kryetares Krasniqi, vend të veçantë zuri liberalizimi i vizave, dhe me këtë rast ajo kujtoi se vendet e rajonit këtë të drejtë e gëzojnë që nga viti 2009, andaj, ajo vlerësoi ajo, duke shprehur bindjen po ashtu se, kësaj padrejtësie së shpejti po i vie fundi.
Kryetarja e Komisionit Krasniqi, foli edhe për angazhimet opozitare, të cilat ajo i vlerësoi parimore, ndërkaq, nga Qeveria kërkoi që ajo të jetë më e përkushtuar në përmbushjen e reformave dhe përmirësimin e të gjeturave në Raport.
Në përmbyllje të fjalës së saj, Krasniqi u shpreh se, në kauzën e integrimeve evropiane duhet bashkuar i gjithë spektri politik në vend.
Për qasjen e qeverisë ndaj agjendës evropiane, foli Besnik Bislimi, zv/kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Lidhur me këtë, ai u shpreh: ”Qëllimi ynë ka qenë që me punën tonë, të ndikojmë që Raporti për Kosovën i KE-së, të jetë sa më i mirë dhe gjithëpërfshirës”.
Ai tutje shtoi se, lidhur me procesin e integrimeve në BE, Kosova ka shënuar ritmin më të përshpejtuar nga të gjitha vendet e rajonit.
Duke folur për vlerësimet pozitive që përmban raporti, Bislimi nënvizoi rëndësinë, e evitimit të ndërhyrjeve politike, si dhe zgjidhja e disa problemeve të trashëguara.
Me këtë rast ai përmendi çështjen e terminaleve doganore, të arriturat në sistemin e drejtësisë, si dhe iniciativat për reforma në shumë fusha të tjera me rëndësi të veçantë për shoqërinë.
Po ashtu, rëndësi të posaçme zv/ kryeministri Bislimi, i kushtoi edhe miratimit të një varg ligjesh, si dhe harmonizimit të tyre me ato të BE-së.
Pas kësaj, me qëndrimet e tyre kontribuuan edhe anëtarët e Komisionit, Elmi Reqica, Time Kadrijaj, Blerta Deliu dhe Driton Hyseni.
Në fund të diskutimeve, drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, tha se, me qëllim të avancimit të agjendës së integrimeve, do duhej një komunikim dhe një analizë më e thukët për hapat që do duhej ndërmarrë në përmbushjen e plotë të agjendës së BE-së./FolDrejt/