Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.
Pas shqyrtimit, anëtarët e këtij komisioni i kanë miratuar raportet me amendamente të komisioneve të përhershme për Projektligjin nr.08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për Projektligjin nr. 08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, për Projektligjin nr. 08/L-033 për Provimin e Jurisprudencës, për Projektligjin nr. 08/L-025 për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, për Projektligjin nr. 08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për Akcizën në Produktet e Duhanit, transmeton Fol Drejt.
Komisioni ka rekomanduar që me këto projektligje të procedohet tutje./FolDrejt/